Nga Prizreni për në Indonezi me biçiklet për të takuar vajzën që e njoftoi online
E njohu përmes rjeteve sociale por kjo gjë nuk po e ndalon Ceki Hotin djalin nga Prizreni për të shkuar tek vajza në Indonezi. Në një intervistë dhënë për Lajmi.net, Ceki Hoti ka thënë se për këtë udhëtim i cili pritet të zgjasë 11 muaj deri në një vit është i përgatitur njëqind për qind.…
Lajme
E njohu përmes rjeteve sociale por kjo gjë nuk po e ndalon Ceki Hotin djalin nga Prizreni për të shkuar tek vajza në Indonezi.
Në një intervistë dhënë për Lajmi.net, Ceki Hoti ka thënë se për këtë udhëtim i cili pritet të zgjasë 11 muaj deri në një vit është i përgatitur njëqind për qind.
“Personalisht fizikisht 100 përqind edhe me bicikell 100 për qind e çka del tjetër rrugës ma merr menja qe i kaloj edhe ato”, ka thënë Ceki.
Ai ka përmendur edhe faktin ku sipas tij në Kosovë ende paragjykohet një person nëse nuk merr një vajzë shqiptare e që sipas tij kjo gjë lidhet me dashurinë dhe jo me atë se çfarë thonë të tjerët.
“Nuk e di ka ardh një kohë që thonë nuk bënë me tjera veç me te Kosovës veç me shqiptare kur ta don njeri dikën çfarë do qe është s’ka problem për mu personalisht”, ka thënë ai.
Ndryshe ai ka treguar se 80 për qind të kohës do të jetë në tend ndërsa 20 për qind të kohës në hotele, derisa nga Kosova për në Indonezi do t’i bëjë rreth 13 mijë kilometra.
“Gjatë rrugës do i prek shtetet si Maqedoni, Greqi, Turqi, Iran nëse muj me shku ne Pakistan edhe Indi e marr vizën kish me kane shumë mire kaloj në rrugë e nëse nuk um lajnë duhet me kalu prej Iranit në Maldive me anije prej Maldives del në Sri Lanka, Vietnam, Tajvan, Japoni pataj në Indonezi”, shprehet ai. /Lajmi.net/