Nga një shtëpi e thjeshtë dhe e lirë shëndrrohet në një shtëpi të ëndrrave (Foto)

14:10 | 12 Nentor 2014

Një njeri i quajtur Steve Areen filloi ndërtimin e një shtëpie të thjeshtë në Tajlandë, por që i doli të jetë shtëpia e ëndrrave të tij. Shikoni rezultatet mahnitëse se si një shtëpi e thjeshtë nga gërmimet në dhe bëhet një shtëpi mahnitëse.

Steve Areen kishte vetëm 9000 dollarë dhe një copë tokë në mes të Tajlandës, për ta ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të tij.

Në vetëm gjashtë javë, Steve arriti që ta kthejë këtë shtëpi të thjeshtë në shtëpi të ëndrrave të tij, transmeton Lajmi.net.

Steve u ndihmua nga shoku i tij tajlandez që kishte aftësi të jashtëzakonshme me duart e tij për të ndërtuar një shtëpi të tillë.

Struktura e kësaj shtëpie kushtoi vetëm 6,000 dollarë. Nuk duhet të harrojmë se materialet ndërtimore në Tajlandë janë shumë të lira.

Në total, Steve pagoi vetëm 9000 dollarë për ndërtimin e kësaj shtëpie, që është shumë e bukur – sidomos për tu relaksuar. Shikoni fotografitë prej fillimit të ndërtimit të shtëpisë, e deri tek rezultati përfundimtar i saj.