Nga ndarja me Calvin Harris te thashethemet me Jay Z, Rita Ora e famshmja me ‘zënkat’ më të mëdha

Rita Ora së fundi nisi një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e ditëlindjes së 30-të gjatë pandemisë.

ShowBiz

04/12/2020 21:00

Këngëtarja beson se një nga miqtë e saj e informoi policinë për ndejën e saj gjatë izolimit dhe ky incident i fundit do të ndezë një mosmarrëveshje të re, diçka që për të është e njohur, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Nga thashethemet për një përplasje me Jay Z, në një përplasje interesi muzikor me ish-partnerin, Calvin Harris, Rita ka qenë qendra e disa prej grindjeve më të mëdha në listën e të famshmëve në vitet e fundit.

Këtu zbulojmë të gjitha zënkat e saj të famshme:

Beyonce

Albumi Lemonade i Beyonce më 2016 përqendrohet rreth çështjes së tradhtisë, duke detajuar historinë e një gruaje që me të cilën e tradhtoi partneri i saj.

Në këngën “Sorry”, ajo lë të kuptohet se Jay Z mashtron me dikë të quajtur “Becky me flokët e mirë”.

Beyonce këndon, “Ai më dëshiron vetëm kur nuk jam atje, ai më mirë ta telefonojë Beckyn me flokët e mira”.

Spekulimet menjëherë kaluan në atë se kush është kjo “Becky” dhe e dyshuara ishte Rita Ora, e cila kishte nënshkruar me labelin e Jay Z.

Ajo provokoi se ishte “Becky”, kur postoi një foto e veshur me bikini me limon dhe një gjerdan me shkronjën J.

Por, më vonë përmes një tweet hodhi poshtë akuzat dhe tha se nuk ishte Becky dhe se njerëzit duhet ta shijojnë “Lemonade” të Beyonces.

Më vonë ajo postoi një foto duke u përqafuar me Beyonce dhe shkroi: “Becky kush? HAHAHAHA ju kam treguar”.

Calvin Harris

Rita dhe ish-i dashuri i saj Calvin Harris kishin një mosmarrëveshje pasi i dhanë fund lidhjes së tyre më 2014.

Geindja u bë publike kur më 2015 Calvin refuzoi që ta lejojë Ritën të përdorë ndonjë nga materialet, ku ai kishte bashkëpunuar me të për albumin e saj si dhe ia ndaloi asaj të interpretonte singlin e tyre “I will never let you down”.

Sidoqoftë, një burim pohoi se dyshja kishin zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre tre vjet më vonë.

Rihanna

Mosmarrëveshja mes tyre nuk është sekret, pretendohet se Rihanna beson që Rita kishte nënshkruar me labelin Roc Nation për ta bërë atë nervoz.

Madje, Rita kishte realizuar edhe një video sensuale me ish-partnerin e saj, Chris Brown për singlin e tyre “Body on me”, transmeton lajmi.net.

Dan Wootton zbuloi se Rihanna e kishte ndaluar Ritën të marrë pjesë në ndejën e saj në Met Gala.

Më vonë, mosmarrëveshjet vazhduan pasi Rita doli kundër shtëpisë diskografike “Roc Nation” më 2015, duke pretenduar se ajo të ishte lënë pas dore, duke kërkuar të largohej nga kontrata e saj.

Kardashianët

Edhe Kardashianët kishin pak punë me Ritën pas ndarjes së saj nga Rob Kardashian.

Këngëtarja u nda nga Rob më 2012, para se ai ta akuzonte atë për tradhti, por ajo heshti për pretendimet e pabazuara në atë kohë.

Sipas TMZ, Kim Kardashian më vonë refuzoi të ulej pranë ish-partneres së vëllait të saj në Music Video Awards në vitin 2014.

TMZ tha se kjo ishte për shkak se Kim e fajësoi atë për këtë ndarje, por këngëtarja kishte deklaruar se ka vetëm fjalë pozitive për Robin.

Dua Lipa

Dyshja kanë shumë gjëra të përbashkëta, pasi të dyja  kanë ndjekur të njëjtën shkollë pasi u zhvendosën nga vendlindja e tyre, Kosova.

Sidoqoftë, ishin ngjashmëritë e tyre që krijuan një barrierë midis dy këngëtarëve, zbuloi më parë The Sun.

Sipas burimeve, Dua u kthye kundër Ritës për krahasimet e vazhdueshme midis tyre dhe marrëdhëniet tani janë aq të tensionuara sa që shmangnin njëra-tjetrën në Met Gala vitin e kaluar.

Një burim tha “Është për të ardhur keq pasi dikur ishin shumë të afërta dhe Dua foli se sa shumë e pëlqente Ritën”.

“Dua madje tha se dëshironte të ishte njësoj si Rita në të ardhmen. Por, tani gjërat kanë shkuar në mënyrë dramatike në drejtim të kundërt dhe ajo po përpiqet të distancohet dhe nuk po e fsheh atë në industri”, përfundoi ai. /Lajmi.net/