Nga MPJD gënjyen se Gërvalla ishte në Poloni përkrah Osmanit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje bëri të ditur se drejtuesja e këtij dikasteri Donika Gërvalla, ka qenë përkrah presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, në Poloni. Ky njoftim i MPJD-së erdhi në Facebook, ngjarja në fjalë ishe në nderim të viktimave të Holokaustit, pra në 80-vjetorin e përfundimit të Aushvicit. “Përkrah Presidentes së…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje bëri të ditur se drejtuesja e këtij dikasteri Donika Gërvalla, ka qenë përkrah presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, në Poloni.
Ky njoftim i MPJD-së erdhi në Facebook, ngjarja në fjalë ishe në nderim të viktimave të Holokaustit, pra në 80-vjetorin e përfundimit të Aushvicit.
“Përkrah Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po merr pjesë Zëvendëskryeminstrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, është paragrafi i MPJD-së, ku thonë se Osmani dhe Gërvalla ishin ulur bashkë.
Por kjo del të jetë e kundërta, pasi presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga e njëjta ngjarje në profilin e saj në Facebook, ku në bazë të atyre pamjeve shihet se Osmani nuk është askund afër Gërvallës,KlanKosova.
Për të njëjtën ngjarje, Osmani nuk tha se ishte me Gërvallën: ” Krahas liderëve botërorë, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore. Në këtë kamp të tmerrshëm, mbi 1 milion burra, gra dhe fëmijë polakë e të kombeve të tjera, u internuan, torturuan dhe ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore, vetëm pse ishin hebrenj”.
Pos faqes së MPJD-së në Facebook, Gërvalla doli me një postim rreth kësaj ngjareje, ku aty publikoi fotografi edhe në ato nuk shihet të jetë afër Osmanit.