Nga “me i lëshu nanat me lujt” te kryetar i Kuvendit – Dimal Basha zgjidhet në krye të institucionit që përfaqëson të gjithë qytetarët

Dimal Basha, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur sot me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marrë postin më të lartë legjislativ në vend. Por vetëm pak muaj më parë, Basha ishte në qendër të vëmendjes për një deklaratë që u cilësua si gafë e rëndë…

Lajme

26/08/2025 12:09

Dimal Basha, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur sot me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marrë postin më të lartë legjislativ në vend.

Por vetëm pak muaj më parë, Basha ishte në qendër të vëmendjes për një deklaratë që u cilësua si gafë e rëndë dhe nënçmuese ndaj grave, konkretisht nënave, raporton lajmi.net

Gjatë një paraqitjeje televizive në RTV Dukagjini, duke folur për mungesën e hapësirave të gjelbërta në Ferizaj, ai kishte thënë:

“Na vyen një livadh ku mundemi me i lëshu nanat me lujt…”.

@insajderitv

#dimalbasha #levizjavetevendosje

♬ original sound – Insajderi

Deklarata e tij u bë virale, por në atë kohë kaloi pa asnjë reagim në studio. Ai po përpiqej të ilustronte nevojën për parqe publike, por përzgjedhja e fjalëve dhe mënyra e shprehjes u interpretuan nga shumë si ofenduese dhe përçmuese, sidomos ndaj grave dhe nënave.

Në kontrast me atë moment, sot Basha mori timonin e Kuvendit, një institucion që përfaqëson të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që ai dikur – i kishte fyer me fjalët e tij.

Zgjedhja e Bashës erdhi pas 58 përpjekjesh për të konstituuar Kuvendin, ndërsa Vetëvendosje e propozoi atë si kandidatin e saj për kryetar, një vendim që shkaktoi debat të ashpër në skenën politike.

Megjithatë, sot, pavarësisht kundërshtimeve, Dimal Basha u konfirmua zyrtarisht si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/