Nga Man United te Real Madrid, këta janë tetë kundërshtarët e mundshëm të PSG-së për LK

PSG është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt si pozitë e dytë në tabelë pas Manchester Cityt.

Sport

09/12/2021 12:42

Shorti për fazën e eliminimit direkt hedhet të hënën e ardhshme, por mund të jetë short jo i lehtë për gjigantin francez, transmeton lajmi.net.

“Parisienët” mund të përballen me top gjigantë evropianë, si Manchester City, Liverpool, Bayern Munich e Real Madrid.

Këta janë tetë kundërshtarët e mundshëm me të cilët PSG mund të përballet qysh në fazën tjetër:

Manchester City, Liverpool, Ajax Amsterdam, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United, Lille dhe Juventus.

Ndërkohë, kujtojmë se tërheqja e shortit bëhet me fillim nga ora 12:00./Lajmi.net/