Nga “LDK na ka mashtru” në “LDK na ka pranu” – Rikthimi i koalicionit mes LDK e AKR

Behgjet Pacolli dikur thoshte “kurrë koalicion me LDK-në”, ndërsa AKR dje ka nënshkruar marrëveshje me LDK-në. Një deklaratë e vjetër tetëvjeçare e ish-kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, po qarkullon sërish në rrjete, pasi ngjarjet politike të ditës së djeshme e kanë vënë atë në një dritë krejt tjetër, shkruan lajmi.net. Pacolli…

Lajme

04/12/2025 10:40

Behgjet Pacolli dikur thoshte “kurrë koalicion me LDK-në”, ndërsa AKR dje ka nënshkruar marrëveshje me LDK-në.

Një deklaratë e vjetër tetëvjeçare e ish-kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, po qarkullon sërish në rrjete, pasi ngjarjet politike të ditës së djeshme e kanë vënë atë në një dritë krejt tjetër, shkruan lajmi.net.

Pacolli në atë kohë ishte shprehur se: “Vija të kuqe nuk ekzistojnë për mu, se në jetë mund të ndodh gjithçka, mirëpo një është e sigurt – ne nuk do të bëjmë koalicion më me partitë me të cilat kemi qenë. Kemi një eksperiencë me PDK-në, ne nuk do të jemi më asnjëherë në koalicion. Me LDK-në nuk do të jem kurrë në koalicion, për arsye se LDK-në na ka mashtru poashtu.”

Por tetë vite më vonë, skena politike mori kthesë të re. Dje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli, kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore për Zgjedhjet Nacionale të 28 dhjetorit.

Sipas krerëve të dy partive, ky bashkëpunim është rezultat i vlerave të përbashkëta politike dhe angazhimit për institucionalitet, duke shënuar një rikthim të papritur pas premtimeve të dikurshme për “kurrë koalicion”. /Lajmi.net/