Nga korriku, pagat e shërbyesve publik rriten për 55 euro më shumë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Nga kjo mbledhje, Qeveria ka njoftuar se pagat e 80 mijë shërbyesve publik do të rriten që nga korriku për 55 euro më shumë. “Pagat e shërbyesve publik këtë vit rriten dy herë nga 55 euro, për të kompletuar rritjen nga 110 euro për…

Lajme

05/06/2025 10:32

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Nga kjo mbledhje, Qeveria ka njoftuar se pagat e 80 mijë shërbyesve publik do të rriten që nga korriku për 55 euro më shumë.

“Pagat e shërbyesve publik këtë vit rriten dy herë nga 55 euro, për të kompletuar rritjen nga 110 euro për të gjithë. Rritja e parë ka filluar së zbatuari nga janari i këtij viti, rritja e dytë do të filloj së zbatuari nga muaji korrik siç është paraparë me Ligjin e Buxhetit. Sot do të marrim vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore shtesë për të gjitha organizatat buxhetore, që të mbulohet kostoja e kësaj rritje. Pas përgatitjeve teknike, zbatimi i fazës së dytë të rritjes do të filloj të zbatohet muajin e ardhshëm dhe kështu. Pagat mujore për zyrtarët publik për mbi 80 mijë zyrtar publik do të jenë për 110 euro më të lartë sesa ishin në dhjetor të vitit 2024”, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Rritja e fundit prej 55 eurove për shërbyesit publik ka ndodhur në janar të vitit 2025.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, kryeministri në detyrë Albin Kurti njoftoi për vendimin se nënave të reja apo nënave lehona t’u rriten shtesat mujore nga 170 euro në 325.9 euro./Lajmi.net/