Nga fëmijëria në luftë te mbrojtja e UÇK-së në Hagë, ky është avokati Mentor Beqiri
Katër vjeç gjatë luftës, sot, 26 vjet më pas, Mentor Beqiri avokat, foli me guxim në Hagë në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një rrugëtim që nisi nga fëmijëria në luftë dhe arriti deri tek drejtësia ndërkombëtare. Ai foli me përgjegjësi në Hagë, duke u ndier i privilegjuar që mbrojti Jakup Krasniqin, dhe paraqiti…
Lajme
Katër vjeç gjatë luftës, sot, 26 vjet më pas, Mentor Beqiri avokat, foli me guxim në Hagë në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një rrugëtim që nisi nga fëmijëria në luftë dhe arriti deri tek drejtësia ndërkombëtare.
Ai foli me përgjegjësi në Hagë, duke u ndier i privilegjuar që mbrojti Jakup Krasniqin, dhe paraqiti fjalën përfundimtare.
Në Facebook, Beqiri ndau një video, përmes së cilës tha: “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”.
Mentor Beqiri është djali i Adem Beqirit, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili nuk jeton më.