Nga Egli “Super Saiyan” deri te perlat e Loredanës, publikohet klipi me meme-t më virale të edicionit të BBVA 4

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që për muaj me radhë mbajti të mbërthyer publikun. Të gjithë ish-banorët u mblodhën për të ndarë emocionet, përjetimet dhe për të rikujtuar momentet më të forta të këtij edicioni. Ashtu siç…

ShowBiz

27/04/2025 14:58

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që për muaj me radhë mbajti të mbërthyer publikun.

Të gjithë ish-banorët u mblodhën për të ndarë emocionet, përjetimet dhe për të rikujtuar momentet më të forta të këtij edicioni.

Ashtu siç pritej, nata nuk kaloi pa tensione: pati shumë debate dhe përplasje midis ish-banorëve, teksa secili përpiqej të mbante qëndrimet e tij dhe të sqaronte situata të mbetura pezull që nga shtëpia e famshme.

Për të përmbyllur këtë natë të zhurmshme dhe plot emocione, produksioni vendosi të sjellë edhe një përmbledhje argëtuese: publikimin e meme-ve më virale të këtij sezoni.

Nga Egli në versionin “Super Saiyan”, tek shtatë mallkimet e famshme të Laertit dhe perlat e Loredanës, klipet shkaktuan të qeshura të mëdha tek banorët dhe të ftuarit.

Në këtë klip ishin gjithashtu Ledioni, Arbri, Neda, Rozana, Gjesti dhe të tjerë, të cilët u shfaqën në momente gazmore dhe të paharrueshmet e sezonit.