Nga data 23 shtator deri më 25 mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 23 deri më 25 shtator do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë. Në njoftim të ministrisë thuhet se ky segment i rrugës do të mbyllet me rastin e asfaltimit të saj, transmeton lajmi.net. Po ashtu u tha se mbyllja e rrugës për qarkullim të veturave bëhet në…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 23 deri më 25 shtator do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë.
Në njoftim të ministrisë thuhet se ky segment i rrugës do të mbyllet me rastin e asfaltimit të saj, transmeton lajmi.net.
Po ashtu u tha se mbyllja e rrugës për qarkullim të veturave bëhet në intervalet kohore 09:00 deri në ora 17:00.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge:” Rikonstruimi I rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, Loti I. Mbyllja e këtij segmenti përfshinë lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli I parë I rrugës për Llokovicë.
Mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00 deri në 17.00./Lajmi.net/