Nga data 16 shtator punëtorët teknik të Kuvendit do të futen në grevë, kërkojnë që paga të jetë 550 euro
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një postim postim në “Facebook”, ka treguar detajet e takimit me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nga data 16.09.2024 punëtorët teknik do të fillojnë grevën, kjo si shkak i pagave të ulëta. Kërkesa e punëtorëve teknik është që…
Lajme
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në një postim postim në “Facebook”, ka treguar detajet e takimit me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se nga data 16.09.2024 punëtorët teknik do të fillojnë grevën, kjo si shkak i pagave të ulëta.
Kërkesa e punëtorëve teknik është që paga të jetë 550 euro, përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë.
“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik te Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 eu pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë.”- tha Azemi në “Facebook”. /Lajmi.net/