Nga Brukseli, Kosova kërkon përfshirje më të madhe në programet e BE-së
Donika Zogu, në cilësinë e e anëtares së bordit të këshilltarëve të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vazhduar angazhimin e saj gjatë këtyre ditëve në Bruksel në një platformë ku po diskutohen prioritetet strategjike të Bashkimit Evropian dhe politikat që do të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme evropiane. Zogu tha se…
Lajme
Donika Zogu, në cilësinë e e anëtares së bordit të këshilltarëve të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vazhduar angazhimin e saj gjatë këtyre ditëve në Bruksel në një platformë ku po diskutohen prioritetet strategjike të Bashkimit Evropian dhe politikat që do të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme evropiane.
Zogu tha se përfaqësimi në këtë Bord është një përgjegjësi e veçantë dhe se çdo diskutim është një mundësi për të ngritur çështje me rëndësi për Kosovën dhe për të shtyrë përpara interesat e vendit në proceset evropiane.
Ajo potencoi se në takime fokusi ishte tek disa nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Evropës duke i rënditur ato si më poshtë.
Zogu tha se një nga prioritet që vazhdon të adresojë është krijimi i mundësive konkrete që Kosova të ketë një qasje më të avancuar në programin Erasmus+.
“Zgjerimi i përfshirjes së Kosovës në programet evropiane. Një nga prioritetet që vazhdoj ta adresoj është krijimi i mundësive konkrete që Kosova të ketë një qasje më të avancuar në programin Erasmus+. Duke marrë parasysh zhvillimet e reja në nivel evropian, përfshirë rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në program pas Brexit-it, është e rëndësishme të shqyrtohen modele të reja që do t’i mundësonin Kosovës jo vetëm pjesëmarrje dhe partneritete, por edhe qasje më të madhe në mundësitë financiare të këtij programi. Aktualisht, Kosova funksionon përmes National Erasmus+ Office, pa një National Agency, prandaj mbetet e domosdoshme të gjenden zgjidhje të përshtatshme për një përfshirje më të plotë.
“Ndryshimet klimatike dhe tranzicioni i gjelbër.Në kuadër të prioriteteve të Komisionit Evropian, politika e klimës mbetet një nga fushat kryesore të angazhimit që nga viti 2024, me synim përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe përfshirjen më të madhe të akterëve në ndërtimin e politikave të qëndrueshme.
“Siguria digjitale dhe mbrojtja e fëmijëve online. Diskutuam për iniciativën EU Age Verification App, e cila synon krijimin e mekanizmave më të sigurt për verifikimin e moshës në platformat digjitale, si dhe për praktikat që lidhen me kufizimin e qasjes së fëmijëve nën moshën 13-vjeçare në rrjetet sociale.
“Forcimi i demokracisë dhe luftimi i dezinformimit. Një tjetër prioritet ishte adresimi i lajmeve të rreme, manipulimit të informacionit dhe forcimi i rezistencës demokratike, çështje që kanë rëndësi të veçantë edhe për Kosovën në proceset e saj zhvillimore dhe integruese.
Në kuadër të këtyre angazhimeve ndërkombëtare, po nisim gjithashtu një rrugë të re të bashkëpunimit dhe koordinimit institucional me përfaqësues të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe bashkëpunimin me Komisionerë të Komisionit Evropian, në funksion të avancimit të proceseve që lidhen me Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe përgatitjeve që kërkojnë një angazhim të gjerë institucional e evropian” ka shkruar Zogu.
Zogu potencoi se krahas angazhimit të saj në Komisionin Evropian, po punojnë që këto ura bashkëpunimi të shndërrohen në mundësi konkrete për Republikën e Kosovës.
Njoftimi i plotë: