Nga ardhja në pushtet në 2013 te arrestimi, momentet kyçe të rrugëtimit të Nicolas Maduros

BBC ka përshkruar disa nga momentet më të rëndësishme që shënojnë rrugën e Nicolas Maduro, nga momenti kur u bë president i Venezuelës deri te arrestimi i tij nga Shtetet e Bashkuara të shtunën e 3 janarit. 2013 Maduro, ish-shofer autobusi dhe lider sindikal, pason presidentin e majtë Hugo Chávez dhe merr drejtimin e Venezuelës.…

Bota

04/01/2026 16:12

BBC ka përshkruar disa nga momentet më të rëndësishme që shënojnë rrugën e Nicolas Maduro, nga momenti kur u bë president i Venezuelës deri te arrestimi i tij nga Shtetet e Bashkuara të shtunën e 3 janarit.

2013

Maduro, ish-shofer autobusi dhe lider sindikal, pason presidentin e majtë Hugo Chávez dhe merr drejtimin e Venezuelës.

2020

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Maduron dhe 14 anëtarë të rrethit të tij të ngushtë për narkoterrorizëm, trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion. SHBA shpall edhe një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin e tij.

2024

Maduro shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale, megjithëse rezultatet e mbledhura nga opozita tregojnë se kandidati i saj, Edmundo González, kishte fituar me diferencë të thellë.

Janar 2025

SHBA rrit shpërblimin për informacion që çon në arrestimin e Maduron në 25 milionë dollarë.

Gusht 2025

Shpërblimi dyfishohet dhe arrin në 50 milionë dollarë.

Shkurt 2025

Donald Trump deklaron në rrjetin Truth Social se Venezuela ka rënë dakord të pranojë kthimin e emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në Shtetet e Bashkuara.

Shtator 2025

SHBA nis sulme ndaj asaj që e cilëson si anije të përfshira në kontrabandë droge, duke goditur objektiva në Paqësor dhe Karaibe. Mes shtatorit dhe dhjetorit, mbi 100 persona humbën jetën nga këto sulme.

Tetor 2025

Trump autorizon CIA-n të kryejë operacione të fshehta brenda Venezuelës. Maduro i drejtohet “popullit të Shteteve të Bashkuara” në një fjalim televiziv, duke deklaruar: “Jo luftë, po paqe.”

Janar 2026

SHBA ndërmerr sulme direkte në Venezuelë dhe arreston Nicolas Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores. Çifti dërgohet në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku përballet me akuza për armë dhe trafik droge. Maduro ka mohuar më herët se është kreu i një karteli droge.