Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë ka njoftuar se nga 5 maji i vitit 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Izraelit pa viza. Ambasadorja Tamar Ziv tha se është e lumtur të njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave do të nis të zbatohet nga maji i këtij viti, transmeton lajmi.net. “Gëzohem t’ju njoftoj…
Lajme
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë ka njoftuar se nga 5 maji i vitit 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Izraelit pa viza.
Ambasadorja Tamar Ziv tha se është e lumtur të njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave do të nis të zbatohet nga maji i këtij viti, transmeton lajmi.net.
“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan Marrëveshjen për heqjen e vizave.
Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë për në Izrael si turistë pa pasur nevojë për viza”, shkruan ambasadorja në njoftim./Lajmi.net/