Nga 0:3 në 3:3 – Rikthimi i madh i Espanyolit kundër Atleticos që mban gjallë shpresat për mbijetesë

Espanyoli ka marrë një pikë të madhe por shumë të vështirë në kuadër të javës së 36-të në La Liga për të mbajtur gjallë shpresat për mbetjen në elitë. Espanyoli dhe Atletico Madridi barazuan 3:3 në RCDE Stadium, shkruan lajmi.net. Vendasit krijoi epërsi prej tre golave deri në minutën e 46-të dhe të gjithë menduan…

Sport

25/05/2023 09:04

Espanyoli ka marrë një pikë të madhe por shumë të vështirë në kuadër të javës së 36-të në La Liga për të mbajtur gjallë shpresat për mbetjen në elitë.

Espanyoli dhe Atletico Madridi barazuan 3:3 në RCDE Stadium, shkruan lajmi.net.

Vendasit krijoi epërsi prej tre golave deri në minutën e 46-të dhe të gjithë menduan se kishte marrë fund dilema e fituesit.

Niguez hapi serinë e golave në minutën e 21-të, për ta dyfishuar në të 44-tën Griezmann.

Carrasco në start të pjesës së dytë trefishoi shifrat me golin e tretë.

Rikthimi i madh i ekipit katalunas nisi në minutën e 64-të kur Montes ngushtoi avantazhin e kryeqytetasve.

Joselu shënoi golin e dytë për Espanyolin nga pika e bardhë e penalltisë.

Stadiumi “shpërtheu” në minutën e 79-të kur Souza shënoi golin e tretë për t’i barazuar shifrat që në fund i siguroi një pikë ekipit të tij.

Atletico Madridi zbret në pozitën e tretë me 73 pikë, ndërkaq Espanyoli ka 35 pikë në vendin e parafundit, tri më pak se vendi i 17-të që i siguron mbijetesën./Lajmi.net/