‘Neymar, Suarez dhe Messi janë bisha’

Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka përshëndetur treshen e kësaj skuadre, Neymarin, Suarezin dhe Messin, duke thënë se ata janë bisha.

Sport

02/01/2015 11:11

Xavi ka përshëndetur treshen e skuadrës së tij, Neymerin, Suarezin dhe Messin duke thënë se ata janë sikurse tre bisha.

“Ne nuk e kemi vetëm këtë treshe, pasi Pedro po shënon, teksa Munir dhe Sandro kanë gjithashtu potencial të mirë. Sidoqoftë, Neymar, Suarez dhe Messi janë tre bisha’, tha Xavi.

“Sulmi i skuadrës sonë ka potencial për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Neymari po performon shumë mirë, ju do ta shihni Suarezin duke u përmirësuar, dhe Messi është rikthyer në më të mirën e tij”, përfundoi spanjolli.