Neymar për gjashtë javë jashtë fushës

Ylli i PSG-së, Neymar pësoi një lëndim të tmerrshëm në fitoren ndaj Saint-Etienne.

Sport

28/11/2021 23:41

Braziliani lëndoi këmbën dhe u lëndua nga fusha duke qarë, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Neymar reagoi në rrjetin social “Instagram”, duke iu bërë me dije ndjekësve se do rikthehet edhe më i fortë.

Por, nga testet e para, mediat franceze raportojnë se jo gjithçka ka qenë mirë, pasi ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë dhe do t’i duhen minimum gjashtë javë për shërim.

Testet e tjera do të bëhen nesër, ku pastaj edhe klubi parisien pritet të del me komunikatë zyrtare për të dhënë detajet e tjera.

Neymar këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre herë dhe dhuruar tre asistime./Lajmi.net/