Neymar në nivel të Ronaldos e Messit
Drejtori teknik i Brazilit, Carlos Alberto Parreira mendon se Neymar është lojtar i rangut të Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në botë. 22 vjeçari është vërshuar nga kritikat kohëve të fundit, pasi në Barcelonë nuk po luan njëjtë si me Santosin, por ka shfaqur gjithnjë formë fantastike në…
Sport
Drejtori teknik i Brazilit, Carlos Alberto Parreira mendon se Neymar është lojtar i rangut të Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në botë.
22 vjeçari është vërshuar nga kritikat kohëve të fundit, pasi në Barcelonë nuk po luan njëjtë si me Santosin, por ka shfaqur gjithnjë formë fantastike në ekipin përfaqësues të Brazilit, me të cilin ka realizuar 30 gola nga 47 ndeshje.
“Ne gjithmonë besonim se Neymar ishte një djalosh i artë. Ne i dhamë atij mbështetje të madhe. Ai arriti në Kupën e Konfederatave dhe shpërtheu. Ai është shumë i talentuar, një lojtar që mund ta bëjë diferencën”, deklaroi Parreira për Zero Hora.
“Ai është një emër i madh yni, jo vetëm yni, por i tërë botës, shumë pak prapa Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit”, vazhdoi Parreira, i cili i ka drejtuar pesë përfaqësuese të ndryshme në kampanjat në Botëror, duke ia siguruar titullin e kampionit Brazilit në vitin 1994.