Neymar me frizurën e Ronaldos

Neymar ka zbuluar se kishte bërë frizurën sikurse ylli i atëhershëm i Brazilit, Ronaldo, gjatë triumfit në Kampionatin botëror 2002 në Japoni dhe Kore të Jugut.

Sport

12/06/2014 00:39

Neymar ka bërë të ditur se kishte frizurë të njëjtë si Ronaldo, gjatë rrugëtimit triumfues të Brazilit në Kampionatin botëror 2002.

Ronaldo realizoi tetë gola – përfshirë dy në finale kundër Gjermanisë – duke përfunduar si realizatori më i mirë i garës në Japoni dhe Kore të Jugut. Por, ai përfundoi në qendër të vëmendjes edhe për frizurën e pazakonshme.

Ish ylli i Real Madridit u shfaq me kokë tullace përveç pjesës së përparme, në atë që konsiderohet si një prej frizurave më të këqija të një futbollisti.

Por, Neymar ka pranuar se në shenjë admirimi për bashkëkombësin e tij, edhe ai e kishte bërë frizurën e njëjtë.

“Më 2002, kisha frizurë sikurse Ronaldo, por nuk më kujtohet shumë”, deklaroi Neymar para duelit me Kroacinë të enjten në ndeshjen e parë të Grupit A në Kampionatin botëror.

“Më kujtohet festa. Romario dhe Ronaldo janë dy yjet që gjithmonë mendoj për ta kur më kujtohet Kampionati botëror, sidomos edicioni 2002”, u shpreh ai.