Neymar, lojtari i parë në histori që e bën këtë gjë
Superylli i Barcelonës, Neymar është lojtari i parë në histori të futbollit që arrin të shënojë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në një ndeshje të Kupës së Amerikës.

Sport
Neymar është lojtari i parë në histori të futbollit që shënon gol në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në Kupën e Amerikës.
Braziliani arriti të shënojë golin e tretë në fitoren e Barcelonës me rezultat 3-1 ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Dhe, menjëherë pas kësaj finaleje, Neymar arriti të shënojë gol në ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Amerikës, pasi realizojë në fitoren Brazilit 2-1 ndaj Perusë.