Neymar: Ja pse Messi është më i mirë se Ronaldo

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka insistuar se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është futbollisti më i mirë në botë.

Sport

07/05/2015 23:45

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, nuk ka dyshime.

Ai është i sigurt se bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, është futbollisti më i mirë në botë.

Madje, ai ka thënë se kurrë nuk do ta harrojë veprimin e argjentinasit që i lejoi të ekzekutonte një penallti në fitoren 8:0 ndaj Cordobas edhe pse ai ishte një gol larg het-trikut, si dhe në garë me rivalin nga Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për çmimin e realizatorit më të mirë në La Ligë.

“Kurrë nuk do të harrojë ditën kur futbollisti më i mirë në botë më lejoi të ekzekutoj një penallti, edhe pse ai ishte në garë për Pichichi”, u shpreh Neymar.