Neymar: Fitorja ndaj Celtas me ndjenja të përziera
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar thotë se fitorja e së mërkurës mbrëma ndaj Celta Vigos ishte me ndjenja të përziera për të dhe ekipin, pas lëndimit të rëndë që e pësoi Victor Valdes. Ylli brazilian realizoi dy gola në fitoren komode 3:0 në Camp Nou, mirëpo portieri spanjoll u desh të largohej pas një lëndimi të…
Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar thotë se fitorja e së mërkurës mbrëma ndaj Celta Vigos ishte me ndjenja të përziera për të dhe ekipin, pas lëndimit të rëndë që e pësoi Victor Valdes.
Ylli brazilian realizoi dy gola në fitoren komode 3:0 në Camp Nou, mirëpo portieri spanjoll u desh të largohej pas një lëndimi të rëndë në gju, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë për 6-8 muaj, që nënkupton se ai do të mbetet pa Botëror.
Valdes e kishte paralajmëruar largimin nga Camp Nou gjatë verës, por duket se ai nuk do ta shijojë përshëndetjen me tifozët, pas më shumë se një dekade të kaluar tek gjiganti kataluans.
“Jam i lumtur që fituam. Jam mjaft i lumtur për dy golat dhe për fitoren e sontme dhe atë në Bernabeu. Në nivelin personal, jam mjaft i qetë dhe po e marr shtruar”, deklaroi ish futbollisti i Santosit për uebfaqen zyrtare të klubit.
“Fitorja megjithatë është me ndjenja të përziera, për shkak të lëndimit të Valdesit”, vazhdoi përfaqësuesi brazilian.
Të gjithë shokët e skaudrës, stafi e klubi i Barcelonës, por edhe njerëz të tjerë që i takojnë botës së futbollit, e kanë shprehur ngushëllimin e tyre për portierin spanjoll, të cilit i urojnë shërim sa më të shpejtë.