Neymar e ‘përdori’ Barcelonën për të rinovuar me PSG-në
Dje, ylli i PSG-së, Neymar rinovoi kontratën me klubin francez deri në vitin 2025.
Sport
Gjatë muajit të kaluar ka pasur shumë raportime se Neymar mund të rikthehet te Barcelona, por braziliani hodhi poshtë spekulimet duke rinovuar kontratën me “Parisienët”, transmeton lajmi.net.
Mediat spanjolle raportojnë se Neymar ka përdorur interesimin e fortë te Barcelonës për të marrë disa përmirësime për kontratën e re, që u bë zyrtare me 8 maj 2021.
Rac1 më herët zbuloi se Barcelona kishte dërguar një ekip në Paris që u takua me Neymar, ky i fundit tregoi dëshirën për të veshur prapë fanellën e katalunasve, por mesa duket gjithçka ishte plan i sulmuesit, i cili ishte i interesuar vetëm që të fitojë me shumë para.
Pasi gjithçka u bë zyrtare, Barcelona thuhet se u ndje e ‘tradhtuar’, ngase plani i presidentit Joan Laporta ishte të investonte deri në 100 milionë euro për rikthimin e 29-vjeçarit në “Camp Nou”.
Ndërkohë, me kontratën e re, Neymar do fitojë rreth 120 milionë euro për pesë vite plus bonuset./Lajmi.net/