Newcastle shpreson të mposht Real Madridin në garë për Rudiger

Newcastle United shpreson të përshpejtojë revolucionin e udhëhequr nga Arabia Saudite duke nënshkruar me Antonio Rudiger në një transferim të lirë, kur kontrata me Chelsea skadon në fund të sezonit.

Sport

08/03/2022 18:35

“Blutë” ende shpresojnë të mbajnë gjermanin, i cili ka qenë një figurë e rëndësishme në mbrojtje që nga transferimi nga Roma në 2017, por sa më gjatë që të mos nënshkruajë një kontratë të re, aq më shumë ka gjasa që të mos vazhdojë.

Real Madridi është dukur prej kohësh si kryesuesi për të blerë 29-vjeçarin, por Rudiger ka qenë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje parakontratë me klubet e huaja që nga janari dhe ende nuk e ka bërë këtë.

“Telegraph” raporton se Newcastle dëshiron të mposhtë gjigantin spanjoll për shërbimet e qendërmbrojtësit, pasi ka synuar një numër lojtarësh në atë pozicion gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Magpies’ sollën Dan Burn nga Brighton, por dështuan në lëvizje për lojtarë si Sven Botman i Lille dhe Diego Carlos i Sevilla, me trajnerin Eddie Howe të etur për të forcuar më tej qendrën e mbrojtjes.

Me pronarët e tyre të rinj të pasur, Newcastle mund të jetë në gjendje t’i ofrojë Rudiger një paketë financiare më të madhe se sa janë të gatshëm të bëjnë Real Madrid ose Chelsea.

Megjithatë, Newcastle mbetet shumë prapa në aspektin sportiv dhe Rudiger mund të dëshirojë të kalojë më shumë nga koha e shkëlqyer duke konkurruar për tituj vendas dhe Ligën e Kampionëve, në vend që të fillojë projektin në St James’ Park.

“Sport Bild” raportoi në fillim të sezonit se Rudiger po kërkonte 230 mijë funte në javë, një shifër që tashmë e ka larguar Bayern Munichun, skuadër që kishte shprehur interesim në të kaluarën.

Me perspektivën për të humbur Cesar Azpilicueta dhe Andreas Christensen në transferime të lira edhe këtë verë, Chelsea mund të zgjedhë ende të përmbushë kërkesat e Rudiger, pavarësisht se ka dyshime të qarta./Lajmi.net/