Newcastle befason PSG-në, kalon në avantazh në “Parkun e Princave”

Është realizuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Newcastle United. Mysafirët nga Anglia kanë kaluar në avantazh 0:1 kundër PSG-së, shkruan lajmi.net. Sulmuesi Isak ka realizuar për epërsinë e Newcastle United në minutën e 25-të të përballjes. Sfida mes PSG-së dhe Newcastle po luhet në “Parkun e Princave” dhe i takon Grupit…

Sport

28/11/2023 21:28

Është realizuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Newcastle United.

Mysafirët nga Anglia kanë kaluar në avantazh 0:1 kundër PSG-së, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Isak ka realizuar për epërsinë e Newcastle United në minutën e 25-të të përballjes.

Sfida mes PSG-së dhe Newcastle po luhet në “Parkun e Princave” dhe i takon Grupit F në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/