“New Rules” nga Dua Lipa arrin shifër rekord dëgjueshmërie në “Spotify”
Dua Lipa vazhdon të thyej rekorde në tabelat muzikore me hitet e saj.
ShowBiz
Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se kënga e saj “New Rules” ka arritur një shifër rekorde të dëgjueshmërisë në platformën “Spotify”, shkruan lajmi.net.
Kjo këngë është dëgjuar plot 1 miliard herë dhe njëherësh bëhet kënga e dytë nga një artiste femër që e arrin një gjë të tillë.
“MIRËMËNGJES! 1 MILIARD DËGJIME NË @SPOTIFY !!!! Dashuri dhe mirënjohje aq shumë për të gjithë që po dëgjojnë KëNGë … faleminderit, faleminderit! Kjo është aq e mirë! ???????????”, ka shkruar Dua.
Kujtojmë që kënga “New Rules” është publikuar në korrik të vitit të kaluar dhe ka më shumë se 1 miliard klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BqWl9Oshbph/