Neville: Januzaj e meriton numrin 11

Phill Neville insiston se Adnan Januzaj e meriton fanellën me numrin 11, të cilën ia ndau Manchester United këtë sezon. Ish futbollisti anglez mendon se mesfushori kosovar po bëhet lojtar i madh.

Sport

18/08/2014 00:13

Adnan Januzaj e meriton fanellën me numrin 11 dhe po bëhet lojtar i madh. Kështu mendon legjenda e Manchester Unitedit, Phil Neville, sipas së cilit, “Djajtë e Kuq” bënë mirë që ia besuan istogasit fanellën me numrin 11, të cilën deri tash e mbante legjenda tjetër e klubit nga Old Traffordi, Ryan Giggs.

“T’ia besosh Januzajt fanellën me numër 11 është një akt masiv, i cili duhet të ndiqet. Por, jam i bindur se ai do ta nderojë këtë fanellë. Adnani po bëhet një lojtar i madh”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, ish asistent trajneri i Unitedit.