Neuer i gatshëm për revanshin ndaj Chelsea

Manuel Neuer është shprehur optimist për sfidat e Bayern me Chelsea.

Sport

16/12/2019 20:46

Shorti i Ligës së Kampionëve ka bërë të ditur se Bayern Munich dhe Chelsea do të vihen  përballë njëra tjetrës, në 1/16-ën e finales.

Lojtarët e Bayern do të shikojnë për një revansh ndaj Chelsea, duke mos harruar disfatën në finale.

“Ne po shohim drejt Londrës ku kemi pasur disa eksperienca të mira. Ata kanë skuadër të rrezikshme, të cilët duhet t’i marrim seriozisht dhe me koncentrim të lartë” ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, duam të kalojmë në raundin tjetër. Mendoj se mund të shkojmë në ndeshje me vetëbesim. Jemi të lumtur me shortin: është kundër një skuadre atraktive” ka shtuar portieri gjerman.

Bayern Munich po kalon në një formë mjaft të mirë nën urdhrat e Hansi Flick, i cili po drejton skuadrën pas shkarkimit të Niko Kovac. /Lajmi.net/