Netflix me një dokumentar për Neymar – braziliani shihet me fanellë të Real Madrid kur ishte i vogël

Neymar JR ka mbrojtur ngjyrat e Barcelonës, por duket se në fëmijërinë e tij ai ka qenë tifoz i Real Madrid.

Sport

25/01/2022 09:02

Platforma gjigante e filmave dhe dokumentareve, Netflix është duke bërë një dokumentar për lojtarin e Paris Saint Germain dhe kombëtares së Brazilit, Neymar.

Ajo që tërheq përshtypje të madhe në këtë dokumentar është një pamje e Neymar, me fanellën e Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Neymar shihet si fëmijë i vogël, me një fanellë të Real Madrid, me numrin 7.

Braziliani do të rritej dhe të futej në negociata me skuadrën e Real Madrid, por Barcelona ishte më e saktë dhe arriti të merrte shërbimet e tij.

Shikoni më poshtë pamjet për të cilat bëhet fjalë. /Lajmi.net/