“Netflix” është arsyeja pse 50% e amerikanëve nuk po shikojnë më televizion

Në vitin 2015, gjysma e popullit në Amerikë kanë hequr dorë nga televizioni.

ShowBiz

05/03/2016 12:37

“Netflix” po lë shenjë të pabesueshme në biznesin e televizionit – dhe dalëngadalë po i merr publikun televizioneve më të njohura amerikane.

Gjatë vitit 2015, shërbimi televiziv ka transmetuar 29 miliard orë video të ndryshme, ndërsa të antarësuarit në gjithë botën kanë shikuar 42.5 miliard orë filma dhe seriale, transmeton lajmi.net.

Ekzekutivët në mediat e mëdha televizive kanë parashikuar se në fillim se “Netflix” është si një “ushtri shqiptare”, pasi mendon se mund ta pushtojë botën por kjo është e pamundur.

Por, tani kjo ka ndryshuar. Në fund të vitit të kaluar, Netflix ka raportuar 74.76 milionë konsumatorë në gjithë botën, duke përfshirë edhe 44.74 milionë në SHBA.

Gjithashtu, tani që është i disponueshëm në gjithë botën, Netflix ka pushtuar botën e televizionit në Amerikë dhe jo vetëm, sidomos me serialet e tyre të njohura si “House of Cards”, “Orange is the New Black” dhe serialet me heronjtë e Marvel./lajmi.net