Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Netflix bie nga sistemi në shumë vende

14:16 | 3 Mars 2021

Netflix nuk është i qasshëm për shum banorë në Mbretërinë e Bashkuar.

Netflix ka ndaluar së punuari si duhet, fansat që ankohen që nuk janë në gjendje të shikojnë filma ose shfaqje televizive, shkruan The Intependent, transmeton lajmi.net.

Sipas DownDetector, i cili ndjek ndërprerjet e shërbimeve në internet, problemet u rritën rreth orës 11:00 të mëngjesit.

Shikuesve u shfaqet një mesazh gabimi NSES-500 kur përpiqen të hyjnë në faqen e internetit, duke i ndaluar ata nga lidhja dhe transmetimi i shfaqjeve dhe filmave.

Llogaria zyrtare e mbështetjes së Netflix u është përgjigjur përdoruesve të shumtë, duke i informuar ata se po hetojnë çështjen.

Në faqen e mbështetjes së Netflix për mesazhin e gabimit NSES-500 thuhet: “Nëse e merrni këtë gabim, kjo zakonisht do të thotë që informacioni i ruajtur në shfletuesin tuaj duhet të rifreskohet. Ndiqni hapat më poshtë për të rregulluar problemin”.

Uebfaqja sugjeron rifreskimin e faqes duke përdorur ikonën e rimbushjes pranë shiritit të adresës dhe duke u përpjekur të ngarkoni përsëri Netflix.

Disa përdorues kanë këshilluar më parë që provimi i shërbimit të transmetimit të videos në një shfletues tjetër gjithashtu rregullon këtë çështje.

Është e paqartë nëse ndonjëra nga ato metoda aktualisht ofron një rregullim të problemit aktual.

Si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, vendet e tjera duke përfshirë Norvegjinë, Belgjikën dhe Rumaninë janë duke e përjetuar këtë çështje, sipas raporteve në DownDetector.

Netflix “tha se ata aktualisht po përpiqen të zgjidhin çështjen pasi faqja e saj në internet ka problemet teknike, thjesht duhet të presim ”, shkroi një person në DownDetector, duke shtuar se ata thanë që “provoni ta përdorni në një pajisje tjetër dhe mund të funksionojë”. /Lajmi.net/