Zgjedhjet në SHBA u mbajtën në një kohë kritike për Lindjen e Mesme, ku Izraeli është duke kryer luftë në Gazë dhe në Liban.
Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.
Gjatë mandatit të parë, Trumpi e zhvendosi Ambasadën amerikane në Jerusalem, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e okupuara të Golanit, si dhe i ndihmoi Izraelit t’i normalizojë marrëdhëniet me disa shtete arabe bazuar në të ashtuquajturat Akordet e Abrahamit