Netanyahu thirrje amerikanëve për mbështetje: Armiku ynë është edhe armiku juaj
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një tjetër video, këtë herë duke folur në anglisht dhe duke iu drejtuar dukshëm një audience amerikane. Ai e nis videon duke i uruar Presidentit Donald Trump ditëlindjen, pastaj nderon ushtarët amerikanë që, sipas tij, “kanë mbrojtur lirinë” për 250 vjet, raporton BBC, përcjell express. Netanyahu thotë se ushtria izraelite…

Bota
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një tjetër video, këtë herë duke folur në anglisht dhe duke iu drejtuar dukshëm një audience amerikane.
Ai e nis videon duke i uruar Presidentit Donald Trump ditëlindjen, pastaj nderon ushtarët amerikanë që, sipas tij, “kanë mbrojtur lirinë” për 250 vjet, raporton BBC, përcjell express.
Netanyahu thotë se ushtria izraelite po “mbron lirinë” në Lindjen e Mesme kundër asaj që ai e quan “regjim tiranik” iranian.
“Armiku ynë është edhe armiku juaj. Dhe ajo që po bëjmë ne tani është përballja me një kërcënim që, herët a vonë, do të na prekë të gjithëve,” thotë ai.
Ai gjithashtu deklaron, pa paraqitur prova, se nëse Izraeli nuk do të kishte ndërhyrë, Irani do të kishte armatosur aleatët e vet – si Hezbollah dhe Hamas – me armë bërthamore.
“Kjo që po bën Izraeli, e bën me mbështetjen e qartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të popullit amerikan dhe të shumë të tjerëve në botë,” shton ai.