Nesër zhvillohen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në nderim të 28 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu

Nesër është 28 vjetori i rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu. Në ora 12:00 të enjtën do të zhvillohen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, transmeton lajmi.net. “Në nderim të 28 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit Bahri Fazliu Ftoheni që të merrni pjesë në homazhe me rastin e…

Lajme

06/05/2026 12:55

Nesër është 28 vjetori i rënies heroike të Heroit të Kombit, Bahri Fazliu.

Në ora 12:00 të enjtën do të zhvillohen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, transmeton lajmi.net.

“Në nderim të 28 vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit Bahri Fazliu Ftoheni që të merrni pjesë në homazhe me rastin e 28 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës – Bahri Fazliu. Me 7 maj 2026 (e enjte) ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit!”, thuhet në një njoftimin e familjes./lajmi.net/