Kurti me video-mesazh: Të dashur bashkatdhetarë, ata që mendojnë se do ta lodhin popullin do të lodhen vetë- regjistrohuni e votoni

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u është drejtuar bashkëatdhetarëve në ditën kur mund të nis edhe regjistrimi për votim në zgjedhjet e 7 qershorit. Pas u.d të presidentes Albulena Haxhiu, e pas ish-presidentes Vjsoa Osmani edhe Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes pati disa fjalë për mërgimtarët. “Populli i Kosovës foli qartë më 28 dhjetor…

Lajme

06/05/2026 13:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u është drejtuar bashkëatdhetarëve në ditën kur mund të nis edhe regjistrimi për votim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas u.d të presidentes Albulena Haxhiu, e pas ish-presidentes Vjsoa Osmani edhe Albin Kurti si lider i Vetëvendosjes pati disa fjalë për mërgimtarët.

“Populli i Kosovës foli qartë më 28 dhjetor madje më qartë e kurdo herë në Kosovën e pasluftës. Ky zë i qartë erdhi pas muajsh bllokade e fitorja e 9 shkurtit 2025 ishte bindëse dhe të vetmen përgjigje ndaj votës qytetarë opozitare e kishte bllokadën, e kjo e 28 dhjetorit ishte edhe më bindë dhe sërish mendësinë e njëjtë e kishin opozita bllokadën”,tha Kurti.

Kurti tha se si Vetëvendosje propozuan disa herë zgjidhje për çështjen e presidentit, por opozita assesi nuk pranuan.

Ai tha se kësisoj opozita në thelb nuk e pranon rezultatin zgjedhor.

“Realisht këta po thonë: se Qytetarët votojnë , por ne do ta prishim vullnetin e shprehur e kështu e dërguan sërish vendin në zgjedhje me shpresën se e rrëzojnë qeverinë tonë të mirë e të drejtë, por nga sot nis regjistrimi i votuesve dhe kjo periudhë zgjatë deri më 17 maj e andaj të gjithë ata që nuk mund të vijnë në Kosovë për të votuar fizikisht duhet ta bëjnë regjistrimin sa më parë”.

“Të dashur bashkatdhetarë ata që mendojnë se do ta lodhin popullin do të lodhen vetë, e ne që jemi në rrugë të drejtë s’do të ndalemi së punuari për të mirën e përbashkët dhe interesin publik”,shtoi Kurti./Lajmi.net/