Nesër ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore nesër temës së “Dhunës me bazë gjinore”. Lushtaku-Sadriu, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se ky vendim është ndërmar për shkak të vetëdijësimin e nxënësve. “Ora e parë e…

Lajme

24/11/2024 22:43

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore nesër temës së “Dhunës me bazë gjinore”.

Lushtaku-Sadriu, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se ky vendim është ndërmar për shkak të vetëdijësimin e nxënësve.

“Ora e parë e mësimit nesër- Kundër dhunës me bazë gjinore”

Me qëllim të vetëdijësimit të nxënësve, kam marrë vendim, që të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore nesër temës së ‘Dhunës me bazë gjinore’”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që nesër fillonë Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.