Nesër hapet Tuneli i Llogarasë, kalimi pa pagesë deri në 15 shtator

Duke nisur nga nesër, 24 maj tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur për automjetet, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku përmes një mesazhi video të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama. Balluku tha se kalimi në tunel do…

Lajme

23/05/2025 16:01

Duke nisur nga nesër, 24 maj tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur për automjetet, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë.

Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku përmes një mesazhi video të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Balluku tha se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator për të ndihmuar turizmin në jug të vendit.