Nesër fillon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
Nesër do të filloj gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Shqyrtimi fillestar do të mbahet në Departamentin për Krime të Rënda tek Gjykata Themelore në Prishtinë dhe do të filloj nga ora 11:00. Në lidhje me këtë ka njoftuar vëllai i viktimës, Leonard Ademaj. “Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që…
Lajme
Nesër do të filloj gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Shqyrtimi fillestar do të mbahet në Departamentin për Krime të Rënda tek Gjykata Themelore në Prishtinë dhe do të filloj nga ora 11:00.
Në lidhje me këtë ka njoftuar vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.
“Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, ka shkruar Ademaj në Facebook.
Për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër të dyshuarve me 15 janar të këtij viti.
Të akuzuarit në këtë rast janë, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.
Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.
Disa orë para se të vritej Liridona Ademaj, i dyshuari për rastin e organizimit të vrasjes së gruas së tij, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin Kushtrim Kokalla duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e Ademajt.
Sipas dosjes së Prokurorisë, takimi kishte ndodhur në një qendër në Gjakovë në ora 9:30 minuta në mëngjes.
Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para natës kritike, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën.” “Kokalla ishte munduar t’i bëjë zgjidhje Murselit duke i thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë”- thuhet në dosje.