Nëse qëndron Zidane, Odegaard do të largohet nga Real Madrid

Martin Odegaard nuk është i kënaqur me trajtimin e Zidane dhe është i gatshëm të largohet përgjithmonë nga Real Madrid.

Sport

11/02/2021 13:57

Norvegjezi nuk dëshiron të kthehet në Real Madrid nëse Zinedine Zidane mbetet në krye të klubit, sipas medias spanjolle Diario Sport, transmeton lajmi.net.

Los Blancos do të ishin të hapur për shitjen e mesfushorit sulmues nëse një ‘ofertë e mirë’ arrin në verë.

Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e 22 vjeçarit në treg është 36 milion euro.

Lojtari kishte luajtur vetëm 367 minuta në të gjitha garat për Galaktikët këtë edicion para se të bashkohej me Arsenalin si huazim deri në fund të sezonit në janar.

Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon u shitën nga Real Madrid vitin e kaluar për shkak të mos gatishmërisë së Zidane për t’u siguruar lojtarëve më shumë hapësirë./Lajmi.net/