“Nëse Messi largohet nga Barca, ai do të transferohet te Newells’s Old Boys”

Newells’s Old Boys janë të bindur se Lionel Messi do të vesh fanellën e tyre, nëse shfrytëzon klauzolën e largimit nga Barcelona.

Sport

29/05/2020 13:32

Lionel Messi ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2021, por emri i tij vazhdon të jetë i përfolur, kur dihet se ka një klauzolë që ia mundëson largimin në çdo fund sezon.

Planet për zgjatjen e marrëveshjes mes palëve kanë dështuar pas shpërthimit të koronavirusit, dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.

“Messi do të vijë te Newell’s nëse vendos të largohet nga Barcelona”, ka deklaruar presidenti i klubit, Cristian D’Amico, përcjell lajmi.net.

“Nuk kam asnjë kontakt me Messin, nuk dua ta shqetësoj”.

Lionel Messi vitet fëmijërore i ka kaluar te kjo skuadër, dhe ka një lidhje emocionale me ta, duke mos fshur dëshirën që në të ardhmen të vesh sërish fanellën e tyre./Lajmi.net/