Nëse largohet nga Liverpool, Firmino nuk ka të drejtë të transferohet te ky klub (FOTO)
Roberto Firmino ka një dëmshpërblim interesant në kontratën e tij me Liverpoolin.

Merkato
Roberto Firmino ka dëmshpërblim me vlerë prej 98 milionë euro në kontratën e tij në Liverpool.
Dhe, ajo mund të aktivizohet nga cilido klub, përveç Arsenalit, sipas publikimeve të fundit nga Football Leaks.
“Gunners” shqetësuan drejtuesit e “Reds” më 2013 duke ofruar 40 milionë + 1 funtë për Luis Suarezin duke tentuar të aktivizojnë dëmshpërblimin e tij.
Dhe, kjo zgjoi reagime të ashpra nga drejtuesit e Liverpoolit, përcjell “Lajmi.net”.
Tensionet mes klubeve kanë vazhduar dhe Firmino, i cili nënshkroi me Liverpoolin nga Hoffenheim në qershor të vitit 2015 nuk ka të drejtë t’i bashkohet Arsenalit.