“Nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve, vendi shkon në zgjedhje” – Paralajmërim nëse vazhdon ngërçi politikë në Kosovë

Avokati Xhevdet Smakiqi e konsideron aktgjykimin e Kushtetueses të qartë dhe në përputhje me rendin kushtetues dhe juridik. Ai thekson se gjykata, përveç që ka caktuar afatin prej 30 ditësh, ka sqaruar se votimi i fshehtë mbetet në diskrecion të Kuvendit dhe asnjë parti nuk mund ta bllokojë mënyrën e votimit.   “Praktika parlamentare ka…

Lajme

01/07/2025 19:50

Avokati Xhevdet Smakiqi e konsideron aktgjykimin e Kushtetueses të qartë dhe në përputhje me rendin kushtetues dhe juridik.

Ai thekson se gjykata, përveç që ka caktuar afatin prej 30 ditësh, ka sqaruar se votimi i fshehtë mbetet në diskrecion të Kuvendit dhe asnjë parti nuk mund ta bllokojë mënyrën e votimit.

 

“Praktika parlamentare ka qenë që kryetari dhe kryesia janë zgjedhur me votim të hapur, pasi zakonisht ka vetëm një kandidat – prandaj në raste të tilla votimi i fshehtë nuk aplikohet,” shpjegon Smakiqi.

Ai paralajmëron se nëse brenda 30 ditëve Kuvendi nuk konstituohet, automatikisht humbet e drejta e deputetëve për të qëndruar në mandat dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, Presidentja ka detyrimin që të thërrasë partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve në rast se kjo situatë vazhdon.

‘’ Nëse brenda 30 ditëve nuk arrihet të konstituohet Kuvendi në mënyrë automatike humbet e drejta e deputetëve që të qëndrojnë  deputetë dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, Presidentja duhet t’i thërrasë partitë ta caktojë datën’’, deklaroi ai për Front Online.