“Nëse Hoxhaj ka mundësi ta lirojë dikë nga Serbia, pse s’po e ndalon arrestimin e shqiptarëve”

Pas lirimit edhe të Hilmi Kelmendit nga Gjykata në Serbi, gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizuar me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj duke thënë se është duke pritur që Hoxhaj të dal dhe t’i marr meritat.

Lajme

03/11/2016 15:42

Ai me anë të një statusi në facebook ka shkruar se nëse Hoxhaj ka mundësi ta lirojë dikë nga Serbia, pse s’po i ndalon arrestimet.

“U lirua edhe Hilmi Kelmendi nga Gjykata ne Serbi”.

“Jam ne pritje kur Enver Hoxhaj do te dale me poza heroi për t’i marr meritat.

Nëse ai paska mundësi qe ta liroje dike nga Serbia, atëherë pse s’po e ndalon arrestimin e shqiptareve ne Serbi?!”, ka shkruar Kelmendi.