Nëntogerja Vesa Ibrahimi përfundon me sukses shkollën Ranger të ushtrisë amerikane

Edhe një sukses tjetër është shënuar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi është bërë pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më të ashpra dhe prestigjioze në botë, shkollën Ranger…

Lajme

15/07/2025 11:23

Edhe një sukses tjetër është shënuar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi është bërë pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më të ashpra dhe prestigjioze në botë, shkollën Ranger të Ushtrisë së Amerikës.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka shpërndarë fotografinë e Vesa Ibrahimin, derisa ka pohuar se ky është moment krenarie.

“Që nga drejtimi i operacioneve komplekse nën stres ekstrem, e deri te orientimi në terrene të ashpra me mbështetje minimale, arritja e Togeres Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe udhëheqjen e jashtëzakonshme që garanton sigurinë e vendeve tona”, thuhet mes tjerash në postimin e ambasadës”./Lajmi.net/