Nëntë raste të dhunës në familje në Ferizajt, policia jep detaje

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 09 deri më 15 shtator janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik. Sipas Policisë së Kosovës me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy…

Lajme

16/09/2024 14:43

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 09 deri më 15 shtator janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas Policisë së Kosovës me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy persona pasi janë intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 7 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatë.