Nëntë kandidatë për pozitën e gjyqtarit në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjyqtarët Adnan Kamberi, Alban Ajvazi, Avni Syla, Donikë Shala, Fatos Sejdijaj, Fatime Dermaku, Gëzim Ademi, Leon Përlaska dhe Medie Bytyqi, janë kandidatët për t’u bërë gjyqtarë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Listën me emrat e kandidatëve/gjyqtarë të cilët i plotësojnë kushtet për pozitën gjyqtar në Departamentin Special/Gjykata Themelore, sipas konkursit të brendshëm…

Lajme

27/05/2025 18:23

Gjyqtarët Adnan Kamberi, Alban Ajvazi, Avni Syla, Donikë Shala, Fatos Sejdijaj, Fatime Dermaku, Gëzim Ademi, Leon Përlaska dhe Medie Bytyqi, janë kandidatët për t’u bërë gjyqtarë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Listën me emrat e kandidatëve/gjyqtarë të cilët i plotësojnë kushtet për pozitën gjyqtar në Departamentin Special/Gjykata Themelore, sipas konkursit të brendshëm i shpallur në web faqen zyrtare të KGJK- së , si në vijim: Adnan Kamberi, Alban Ajvazi, Avni Syla, Donikë Shala, Fatos Sejdijaj, Fatime Dermaku, Gëzim Ademi, Leon Përlaska dhe Medie Bytyqi”, thuhet në listën që e ka publikuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kujtojmë se KGjK-ja, në mbledhje e 343-të ka shpallur konkurs për pozitën e gjyqtarit në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Komisioni që do të zhvillojë rekrutimin për gjashtë pozita në Gjykatën Themelore në Prishtinë përbëhet nga:

  • Albert Zogaj, kryetar
  • Fidan Hoxha, anëtar
  • Besnik Bislimi, anëtar
  • Bashkim Hyseni, anëtar
  • Valon Kurtaj, anëtar
  • Vilard Bytyqi, rezervë,
  • Burim Ademi, rezervë,
  • Ngadhnjim Arni, rezervë.

Për këtë konkurs, tashmë KGjK ka dërguar ftesën për monitorimin e këtij procesi. /