Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq vizat për shtetasit e Kosovës
Izraeli dhe shteti i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimin për heqjen e vizave për kosovarët. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla. Gjatë ditës së sotme ministri izraelit ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.…
Lajme
Izraeli dhe shteti i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimin për heqjen e vizave për kosovarët.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla.
Gjatë ditës së sotme ministri izraelit ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndryshe më 29 janar të këtij viti, presidentja e vendit, Vjosa Osmani pati njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Vendimi i Izraelit vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës më 4 shtator 2020./Lajmi.net/