​Nënshkruhet marrëveshja 37 milionë euro për ngritje të shërbimeve shëndetësore dhe të edukimit të hershëm

Në vlerë prej 37.2 milionë eurove, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”. Në ceremoninë e mbajtur sot, Ministri i Financave, Hekuran Murati derisa ka theksuar se…

Lajme

28/06/2024 11:46

Në vlerë prej 37.2 milionë eurove, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje për projektet “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Në ceremoninë e mbajtur sot, Ministri i Financave, Hekuran Murati derisa ka theksuar se partneriteti me Bankën Botërore është thelbësor për zbatimin e shumë projekteve kyçe në vend, ka shtuar se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm.

“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershëm. Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë grandi prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projektit Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe 18.6 milionë euro kredi e 2 milionë grand për “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës. Pra projekti i parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajiseve për IKSHPK dhe SHSKUK, forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor si dhe ndërthurjes së praktikave më të mira për sigurim të cilës së shërbimeve te ofruara dhe ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa projekti i dytë ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë së hershme, përmes hartimit të legjislacionit dhe krijimit të infrastrukturës adekuate”, tha Murati.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka theksuar se përmes këtij projekti, MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.

“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor. Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe Qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, tha Vitia.

Se këto projekte janë të rëndësishme për qytetarët e vendit, e tha edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ajo ka shtuar se ky projekt do të përmirësojë akcesin në arsim cilësor dhe do të sigurojë që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershëm pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet.

“Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët….Besojmë që kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të fëmijëve tanë qysh në fazat e para të jetës së tyre. Investimi në edukimin e hershme është një investim në të ardhme e vendit tonë pasi formon bazën për zhvillimin e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe sociale. Edhe marrëveshje e financimit për projektin do të na lejojë të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh sfondin nga ata vinë, gjendja socio ekonomike dhe rrethanat e tjera. Ky projekt do të përmirësoj akcesin në arsim cilësor dhe do të siguroj që çdo fëmijë të ketë mundësi për të arritur potencialin e tij të plotë nëpërmjet përfshirjes edhe në edukimin e hershme pa marr parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen familjet”, tha Nagavci.

Ndërkaq, Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.

“Këto projekte synojnë të përmirësojnë shkollimin e fëmijërisë së hershme dhe përkujdesin dhe për kapitalin njerëzor që është shumë e rëndësishme, është një rol kryesor për gjithëpërfshirje. Kjo demonstron një përkushtim të ndihmohet Kosova…Po ashtu do të mbështet vendimmarrjet në kohën reale, sidomos sektorin që është i rëndësishëm e-shkollimin, sidomos për zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Paolucci.