Nënshkruhet kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”, sipas planit rregullativ.

Lajme

22/02/2021 19:26

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se kontrata është fituar nga kompania Rahovica në vlerë prej 701 mijë eurosh.

“Pas muajve të tërë në OSHP, sot e nënshkruam kontratën e rindërtimit të Rrugës Muharrem Fejza sipas Planit rregullativ me gjerësi të plotë dhe trotuare sipas standardeve”, ka shkruar ai.

Ahmeti tutje ka shtuar se “nga të gjitha 2200 rrugë në Prishtinë, mendimi im personal është se nuk ka rrugë më të rëndësishme se kjo për t’u investuar”.

Ndërkohë, lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi lidhur me problemet e kësaj rruge me gropat. Pas problemeve të vazhdueshme, Komuna e Prishtinës kishte vendosur që një pjesë të saj ta asfaltojë, por më pas përsëri ishin hapur gropat. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Pse u bllokua 17 muaj tenderi për rrugën “Muharrem Fejza”?